Donetsk qyteti i kontrolluar nga Rusia, është goditur me raketa nga forcat ushtarake ukrainase. Si pasojë tre civilë kanë vdekur dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet pro ruse.
Më herët zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov deklaroi se nëse Perëndimi nënvlerëson vendosmërinë e Moskës, kjo mund të çojë në pasoja “tragjike dhe fatale”, sepse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë përballur me një fuqi të madhe bërthamore.
Ryabkov tha se Perëndimi nënvlerësoi “gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur veten dhe për të siguruar interesat e saj në çdo situatë“.