BotaLajme

“Hasta la vista, baby”/ Johnson sulmon ashpër kandidatin për kryeministër në fjalimin e tij të fundit: Njerëzit janë të rëndësishëm, jo Twitter! Ecni përpara, por mos…

Gara e lidershpit konservator në Britani sa vjen edhe bëhet më e ashpër. Një përplasje ka ndodhur mes Rishi Sunak, kandidat për kryeministër dhe Boris Johnson, ku ky i fundit ka ‘sulmuar’ ashpër Sunak.

Ai është shprehur se sekondat e tij fundit do t’i përdorë për të dhënë disa këshilla, pse jo edhe kritika për pasardhësin e tij. Johnson ka bërë thirrje për të përkrahur Ukrainën dhe të qëndrojë pranë amerikanëve, kushdo qoftë kandidati që do të zgjidhet.

“Dua të përdor sekondat e fundit për të thënë disa fjalë, për të dhënë kritika apo këshilla për pasardhësin tim, kushdo qoftë ai. Si fillim dua t’i them të qëndrojnë pranë amerikanëve dhe tjetra të përkrahë ukrainasit, të mbështesë lirinë dhe demokracinë”, ka thënë ai.

Drejtuar Rishi Sunak, Johnson u shpreh: Fokusohuni në rrugën përpara, por mbani mend  dhe gjithmonë kontrolloni pasqyrën e pasme. Dhe mbi të gjitha nuk  është Twitter ajo që ka rëndësi, por janë njerëzit që na dërguan këtu. I falënderoj të gjitha të pranishmit”.

Johnson u duartrokit nga deputetët konservatorë të cilët e rrëzuan atë dy javë më parë, teksa në fund të fjalës së tij u shpreh, “Hasta la vista baby”.

Po ashtu Johnson theksoi se e kishte kryer misionin e tij, ndërsa nuk ngurroi të bënte edhe thirrje për ulje të taksave.

Show More

Related Articles

Back to top button