Të paktën 40 persona u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në një ceremoni martese në fshatin Djiguibombo në Mali. Sulmuesit mbërritën me motoçikleta dhe shumicave të viktimave iu prenë fytin.
Në dasmë morën pjesë një numër i madh njerëzish. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por ky sulm ndjek modelin e atyre të kryera nga grupi ekstremist Jnim, i lidhur me Al-Kaedën, i cili shpesh synon rajonin.
“Ishte masakër, ata rrethuan fshatin ku kishte një dasmë… Kishte panik, disa njerëz arritën të iknin, por shumë u vranë, shumica burra,” tha një nga zyrtarët.
Grupet e lidhura me Al-Kaedën dhe ISIL-in kanë vepruar në Mali që nga viti 2015, duke pushtuar territore dhe duke i bërë pjesë të vendit të paqeverisshme.