BotaLajme

Ministri ukrainas kërkon ndihmën e Kinës për ta përfunduar luftën me Rusinë

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se është duke kërkuar gjuhë të përbashkët në bisedimet me homologun e tij kinez, me qëllim që t’i jepet fund luftës me Rusinë.

AP-ja ka raportuar të mërkurën se Kuleba është shprehur pro negociatave me Kinë me qëllim të gjetjes së një gjuhe që do të çonte në përfundimin e luftës.

“Ne duhet të shkojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë”, është shprehur ai në një videomesazh.

Ky është takimi i parë i Kulebës me homologun kinez, Wang Yi, prej që ka nisur lufta në 2022-n.

Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe kishte kërkuar që lufta të përfundojë duke i marrë parasysh interesat e palëve.

Autoritetet kineze kanë thënë ditë më parë se do ta mbështesin komunitetin ndërkombëtar në gjetjen e mënyrave praktike për ta zgjidhur këtë krizë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button