BotaLajme

Në Spanjë mbi 500 viktima të valës së nxehtë

Mbi 500 raste të vdekjes janë evidentuar në Spanjë, lidhur me valën e nxehtë që e kaploi Evropën perëndimore. Janë shkaktuar zjarre shkatërruese dhe janë regjistruar temperatura të larta rekord.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez ju bëri thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm, ndërsa publikoi edhe të dhëna prej analizave të institutit shëndetësor, Karlosi i tretë.

Ai shtoi se gjendja e jashtëzakonshme klimaterike është realitet.

Sipas Institutit meteorologjik spanjoll, kjo valë e së nxehtit mund të jetë vala më intensive e regjistruar deri më tani dhe një prej më të gjatave.

Show More

Related Articles

Back to top button