BotaLajme

Biden: Për fat të mirë nuk kemi mbretër në Amerikë

Presidenti Amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij të parë pas njoftimit për largimin nga gara elektorale për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha se u tërhoq për shkak të shqetësimeve për të ardhmen e demokracisë amerikane. Në një fjalim prekës që shënoi fillimin e kapitullit mbyllës të presidencës së tij dhe gjysmë shekulli në shërbimin publik, Biden pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale.

“Në javët e fundit është bërë e qartë për mua. Më duhet të bashkoj partinë time në këtë përpjekje kritike. Besoj se rekordi im si president, lidershipi im në botë, vizioni im për të ardhmen e Amerikës, të gjitha meritojnë një mandat të dytë. Por asgjë, nuk mund të vijë në rrugën e shpëtimit të demokracisë sonë. Kjo përfshin ambiciet personale. Pra, kam vendosur se mënyra më e mirë për të ecur përpara është t’ia kaloj pishtarin brezit të ri”, tha Joe Biden, President i SHBA.

Biden vlerësoi zëvendëspresidenten Kamala Harris, e cila, pas miratimit të tij, siguroi shumicën e nevojshme të delegatë demokratë për t’u bërë kandidatja demokrate në vend të tij.

“Në vetëm disa muaj, populli amerikan do të zgjedhë rrugën e së ardhmes së Amerikës. Unë bëra zgjedhjen time. I bëra të njohura pikëpamjet e mia. Do të doja të falënderoja Zëvendës Presidenten tonë, Kamala Harris. Ajo është e aftë. Ajo ka qenë një partnere e jashtëzakonshme për mua dhe një udhëheqëse për vendin tonë. Tani zgjedhja varet nga ju, populli amerikan”, u shpreh Biden.

Ndërsa nuk e përmendi Trumpin me emër, Biden u përpoq të vinte një kontrast të qartë me ish-presidentin, ambicia e të cilit e bëri atë të pretendonte fitoren në një zgjedhje që nuk i fitoi katër vjet më parë.

“Gjëja e mirë e Amerikës është se këtu mbretërit dhe diktatorët nuk sundojnë. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja”, tha Biden.

Joe Biden është presidenti i parë aktual që nuk kërkon rizgjedhje që nga viti 1968, kur Lyndon Johnson, i kritikuar për trajtimin e tij të Luftës së Vietnamit, u tërhoq papritur nga fushata më 31 mars.

 

Show More

Related Articles

Back to top button