Gazetarët në Gaza kanë hequr jelekët e tyre të shtypit në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre Ismail al-Ghoul, duke thënë se kjo nuk u ofron atyre mbrojtje.
“Ky jelek shtypi është jeleku për të cilin predikojnë institucionet globale. Ky jelek nuk e mbrojti kolegun tim Ismail.
Nuk mbrojti asnjë koleg”, tha Anas al-Sharif i Al Jazeera.
Gazetari i Al Jazeera, Ismail al-Ghoul dhe fotografi Rami al-Refee u vranë të mërkurën në një sulm izraelit në Gaza, duke çuar në 112 numrin punonjësve t vrarë.
Periudha që nga fillimi i luftës ka qenë më vdekjeprurësja për gazetarët që kur CPJ filloi të mblidhte të dhëna në vitin 1992. Dy gazetarët po raportonin afër shtëpisë së Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, i cili u vra në Iran më herët të mërkurën.
Al Jazeera e quajti vrasjen e gazetarëve të saj një “vrasje gjakftohtë”./abcnews.al