BotaLajme

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 godet Japoninë, autoritetet paralajmërojnë për cunami

Një paralajmërim për cunami ka hyrë në fuqi në Japoninë jugore pasi vendi është goditur nga dy tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 6.9 dhe 7.1, në një thellësi prej 30 kilometrave.

Bëhet e ditur se paralajmërimi për cunami është lëshuar për rajonet bregdetare në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku.

Së fundmi, transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se valët e para kanë goditur brigjet e Miyazakit, por priten edhe të tjera, shkruan the New York Times.
Ndryshe, tërmeti i parë ndodhi në më pak se 32 kilometra larg bregut të Miyazaki në Kyushu, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Sipas agjencisë, një tërmet më i fortë me magnitudë 7.1 pasoi më pak se një minutë më vonë.

Transmetuesi publik njoftoi se asnjë ndërtesë nuk është shembur në zonë dhe termocentralet bërthamore po funksionojnë normalisht.

Japonia, e vendosur brenda “unazës së zjarrit” të Paqësorit, konsiderohet si një nga rajonet më të prirura nga tërmeti globalisht.

Vendi përjetoi një tërmet të madh me magnitudë 9.0 në mars të vitit 2011, i ndjekur nga një cunami shkatërrues, i cili shkaktoi shkatërrim të gjerë përgjatë bregut verilindor, duke marrë jetën e afro 20,000 njerëzve dhe duke shkaktuar shkrirjen bërthamore të Fukushima Daiichi.

Kohët e fundit, një tërmet me magnitudë 7.6 goditi rajonin veri-qendror të Noto më 1 janar, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 241 personave.

 

Show More

Related Articles

Back to top button