BotaLajme

Pas bllokimit të Instagramit, Turqia ndalon edhe lojërat online

Disa ditë më parë Instagram-i u bllokua në Turqi, pa dhënë një arsye konkrete për këtë vendim. Lajmin e bëri me dije Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit.

Megjithëse nuk pati një motiv për këtë ndalim, u aludua se rrjeti social u bllokua për shkak të censurimit të postimeve ngushëlluese për eliminimin e kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili gjeti vdekjen nga një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran të Iranit.

Por, rishtazi, Turqia ka bllokuar edhe aksesin në platformën e lojërave online Roblox, duke thënë se përmbajtja e platformës është e papërshtatshme dhe mund të sjellë abuzimin e fëmijëve.

“Vendi ynë e ka për detyrë të garantojë mbrojtjen e fëmiëve tanë. Përdorimi i teknologjisë në mënyrë negative nuk është asnjëherë i pranueshëm”, u shpreh Yilmaz Tunç, ministri i Drejtësisë në Turqi.

Ndaj Roblox ka nisur një hetim, i cili e çoi në rang global kufizimin e platformës. Ndërkohë, një zëdhënës i platformës u shpreh se Roblox do të bashkëpunojë me autoritetet turke dhe ka shpresa se shumë shpejt problemi do të zgjidhet.

 

Show More

Related Articles

Back to top button