BotaLajme

Franca: Dënojmë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të Kosovës në Veri, rrezikojnë normalizimin

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një reagimi kanë thënë se dënojnë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës në Veri, veprime të cilat MPJ franceze thotë se ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb, shkruan Gazeta Express.

MPJ e Francës në reagim potencon se veprime të tilla të institucioneve të Kosovës “rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë”.

Parisi zyrtar bën thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes Bruksel-Ohër.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Franca inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër’, përfundon reagimi.

 

Show More

Related Articles

Back to top button