Dhjetë fluturime u anuluan mëngjesin e sotëm për shkak të shpërthimit të një vullkani në Zelandën e Re, tha linja ajrore lokale Air New Zealand, duke shtuar se trafiku po kthehej në normalitet.
Vullkani White Island (Ishulli i Bardhë) ndodhet rreth 50 kilometra nga bregu i ishullit të Veriut dhe 200 kilometra nga Auckland, qyteti më i populluar në Zelandën e Re. Shkencëtarët e qeverisë kanë paralajmëruar se aktiviteti në Whakari, siç e quajnë Maori indigjenë të vendit, mund të vazhdojë për “javë në muaj” në vijim.
Për shkak të hirit të nxjerrë nga vullkani, janë anuluar 10 fluturime, ndërsa zëdhënësi i linjës ajrore konfirmoi se trafiku është vendosur pas përmirësimit të situatës.