BotaLajme

Netanyahu hedh poshtë pretendimin për vendosjen e forcës ndërkombëtare në kufirin Gaza-Egjipt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë lajmin se ai mendon vendosjen e forcës ndërkombëtare në Korridorin e Filadelfit në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, transmeton Anadolu.

Zyra për media e kryeministrisë bëri një deklaratë me shkrim lidhur me lajmin se Netanyahu po shqyrton vendosjen e forcës ndërkombëtare në Korridorin e Filadelfit.

Në deklaratë mbrohet ideja se lajmi në fjalë është “gënjeshtër” dhe vihet theksi se Netanyahu është këmbëngulës në pushtimin e Korridorit të Filadelfit nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite më 6 maj filloi sulmin e saj tokësor ndaj rajonit Rafah të Gazës që ndodhet në kufi me Egjiptin dhe pushtoi Korridorin e Filadelfit.

Para negociatave për shkëmbimin e pengjeve, Netanyahu vendosi kushtin që ushtria izraelite të vazhdojë pushtimit e Korridorit të Filadelfit.

Në lajmet e paraqitura në media u tha se një delegacion nga Izraeli qëndroi dje në Kajro për të diskutuar me zyrtarë egjiptianë dhe amerikanë për rihapjen e Korridorit të Filadelfit dhe të pikës kufitare Rafah.

 

Show More

Related Articles

Back to top button