Persona zyrtarë nga Turqia në gusht do të kenë takim me kolegë nga Finlanda dhe nga Suedia, me qëllim që ta vlerësojnë përparimin e të dy vendeve në përmbushjen e kërkesave të Ankarasë në kuadër të marrëveshjes për heqjen e vetos për kandidaturën e tyre për anëtarësim në NATO, informoi sot ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushogllu.
Finlanda dhe Suedia parashtruan kërkesa për anëtarësim në NATO si përgjigje ndaj invazionit rus në Ukrainë. Por, vendet u përballën me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzoi ato për mbështetje të grupeve që ajo i konsideron terroriste, përkujtojnë mediumet.
Të tri vendet në samitin e NATO-s në Madrid nënshkruan marrëveshje për heqjen e vetës nga ana e Ankarasë, si zëvendësim për premtimin për luftë kundër terrorizmit dhe importit të armëve.
Ankaraja paralajmëroi se do ta ndjekë me kujdes implementimin e marrëveshjes me qëllim që t’i ratifikojë kandidaturat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë.
Në bisedë për televizionin shtetëror turk TRT Haber, Çaushogllu sqaroi se takimi në gusht do të jetë i pari në kuadër të këshillit mbikëqyrës, i formuar në pajtim me marrëveshjen. Por, ai përsëriti se Turqia do t’i bllokojë anëtarësimet e të dy vendeve, nëse nuk e përmbushin premtimin.