BotaLajme

Të paktën pesë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën pesë persona janë plagosur gjatë sulmeve të fundit ruse me dronë dhe raketa në mbarë Ukrainën, thanë zyrtarët ukrainas.

Sipas Ukrainës, mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 27 nga 44 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës.

Një sulm me raketa mëngjesin e 6 shtatorit dëmtoi ndërtesa banimi dhe plagosi tre persona në rajonin verilindor të Harkivit, thanë autoritetet lokale.

Sulmet gjatë natës plagosën dy persona, dëmtuan të paktën 12 shtëpi dhe prekën linja të furnizimit me rrymë dhe tubacionet e gazit në rajonin e Dnipropetroskit, thanë zyrtarët.

Ndërkaq, copëzat e rëna nga dronët Shahed të shkatërruara kanë shkaktuar zjarr në rajonin lindor të Lvivit. Zjarri shpërtheu në një depo, duke shkatërruar katër makina, thanë autoritetet lokale, teksa lufta që Rusia nisi kundër Ukrainës është në muajin e 30-të.

 

Show More

Related Articles

Back to top button