BotaLajme

Paralajmëron Borrell: Bregu Perëndimor rrezikon të shkatërrohet si Rripi i Gazës

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, paralajmëroi sot rrezikun e shkatërrimit të Bregut Perëndimor njësoj si Rripi i Gazës. Dhuna në Bregun Perëndimor të pushtuar është përshkallëzuar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në enklavën e rrethuar palestineze.

Javët e fundit, Izraeli ka shtuar operacionet vdekjeprurëse ushtarake në Bregun Perëndimor, territorin palestinez që ka pushtuar që nga viti 1967 dhe ku dhuna nga kolonët izraelitë është rritur gjithashtu.

“Një front i ri po hapet me një objektiv të qartë: kthimin e Bregut Perëndimor në një Rrip të Gazës, rritjen e dhunës, delegjitimimin e Autoritetit Palestinez dhe inkurajimin e provokimeve”, tha Borrell.

Duke folur në Kajro, ku mori pjesë në një takim ministror të vendeve të Ligës Arabe, ai akuzoi “anëtarët ekstremistë të qeverisë izraelite se po përpiqen të bëjnë të pamundur krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

 

Show More

Related Articles

Back to top button