Lajme

LAMM: Nuk ka pritje në vendkalimet kufitare

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, ndërkohë që intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM gjithashtu rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button