Ukraina ka potencialin për t’i shkaktuar humbje të mëdha Rusisë dhe për të bërë përparim në fushën e betejës, pohon presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Duke mbajtur një video- fjalim pas një takimi me komandantët e lartë ushtarakë, ai tha se grupi ishte mburrur për furnizimin e tyre me armë moderne, duke shtuar se intensiteti i sulmeve kundër rusëve duhet të rritet.
“Ne diskutuam situatën aktuale në vijën e frontit rreth Ukrainës. Ne kemi përcaktuar detyra në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Dhe ne gjithashtu kemi përpunuar tërësisht çështjen e furnizimit të trupave me armë moderne – intensiteti i sulmit ndaj armikut ende nuk është rritur”, theksoi ai.
I pari i shtetit ukrainas deklaroi gjithashtu se pjesëmarrësit e takimit ranë dakord se Ukraina ka potencial për të avancuar në front dhe për t’i shkaktuar humbje të reja të rëndësishme pushtuesve.
Kievi shpreson se armët perëndimore, veçanërisht raketa me rreze më të gjatë, do t’i lejojnë Ukrainës të nisë një kundërsulm dhe të rimarrë territorin.
“Secili prej sulmeve ruse është një argument që Ukraina të marrë më shumë HIMARS dhe armë të tjera moderne dhe efektive. Secili prej këtyre sulmeve vetëm sa forcon dëshirën tonë për të mposhtur pushtuesit dhe kjo sigurisht që do të ndodhë”, tha Zelensky.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me bombardime duke shkaktuare dëme materiale dhe viktima. /Telegrafi/