BotaLajme

Kina përshëndet marrëveshjen për grurin: Jepini fund luftës sa më parë

Kina ka mirëpritur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet ukrainase dhe shpreson se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan la repubblica.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, duke komentuar pikën e kthesës në negociatat e paralajmëruara nga Turqia.

“Ne mirëpresim vendimin,” tha zëdhënësi, duke shtuar se Kina shpreson që palët e përfshira të gjejnë zgjidhjen dhe t’i japin fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.

Komuniteti ndërkombëtar, shtoi Wang, “duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun dhe procesin e negociatave Rusi-Ukrainë dhe të përpiqet për rezultate më pozitive”.

/abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button