Miliona ton grurë kanë mbetur në hambaret e Ukrainës për shkak të bllokadës ruse dhe luftës. Vende të rëndësishme në botë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur dërgimin e grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për të shmangur një krizë urie. Zyra e presidentit turk njofton se këtë të premte pritet një marrëveshje mes palëve për eksportin e grurit.
Bllokimi i porteve të Ukrainës nga rusët ka sjellë që shumë prodhime bujqësore ukrainase të mos eksportohen dot.
Aktorë të rëndësishëm politik kanë ndërhyrë për të shmangur një krizë urie botërore, sepse Ukraina është nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.
Miliona ton drithëra kanë mbetur në hambaret e Ukrainës pa mundur që të dalin në tregjet ndërkombëtare.
Lindja e Mesme dhe Afrika, dy nga blerësit kryesorë, kanë shtuar presionin e tyre te OKB-ja dhe shtete të fuqishme që t’i japin një zgjidhje situatës.
Ndër negociatorët më në zë për zgjidhjen e kësaj situate ka qenë edhe Turqia. Me politikën e saj të emërtuar të neutralitetit aktiv, rusët kanë zgjdhur Stambollin si vendin ku kanë nisur negociata me ukrainasit për ccështje të ndryshme dypalëshe.
Në Stamboll ka mbërritur këtë javë shefi i OKB-së Guterres për të negociuar mes palëve një marrëveshje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë shtyrë përpara për një marrëveshje për sigurinë ushqimore globale.
Ukraina ka aktualisht të bllokuara 22 milion ton drith në hambaret e saj.