BotaLajme

Rusia zgjeron listën e vendeve ‘jomiqësore’: Greqia e Kroacia bëhen pjesë e saj

Qeveria ruse ka lëshuar një njoftim këtë mëngjes duke thënë se ka zgjeruar listën e “vendeve jomiqësore”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsuluese kundër Rusisë. Në listë janë shtuar Greqia, Danimarka, Slovenia, Kroacia dhe Sllovakia.

Lista e miratuar nga qeveria, në ndërlidhje me emrat e shteteve, parashikon se numri i individëve të ndodhur brenda territorit rus me të cilat misionet diplomatike të vendeve jomiqësore mund të hyjnë sipas kontratave të punës. Kështu, sipas vendimit të ri, Greqia ka një limit prej 34 njerëzve, Danimarka 20, Sllovakia 16, kurse Sllovenia dhe Kroacia nuk do të jenë në gjendje për të punësuar zyrtarë në misionet e tyre diplomatike.

Lista e miratuar nga Qeveria nuk është përfundimtare dhe, duke marrë parasysh vazhdimin e veprimeve armiqësore kundër Rusisë, mund të rritet edhe më tutje.

Lista në total i ka 48 vende, përfshirë Australinë, Kanadën, Britaninë e Madhe, Zelandën e Re, vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button