BotaLajme

Britani/ Sulm kibernetik në rrjetet Wi-fi të stacioneve të trenit, nisin hetimet

Policia dhe zyrtarët e transportit publik në Mbretërinë e Bashkuar thanë të enjten se po hetojnë një incident të sigurisë kibernetike që goditi rrjetet publike Wi-fi në stacionet më të mëdha hekurudhore të vendit.

Pasagjerët që përpiqeshin të hynin në Wi-Fi publik në stacione duke përfshirë Manchester Piccadilly, Birmingham New Street dhe 11 terminalet e Londrës mbrëmjen e së mërkurës iu shfaqej një faqe “Ne të duam, Evropë”, e ndjekur nga një mesazh anti-islam që rendit një seri të sulmeve terroriste.

Network Rail, i cili menaxhon stacionet, tha se Wi-Fi ishte fikur dhe nuk ishin mbledhur të dhëna për pasagjerët.

“Policia Britanike e Transportit po heton incidentin,” tha Network Rail në një deklaratë. “Ky shërbim ofrohet nëpërmjet një pale të tretë dhe është pezulluar ndërkohë që një hetim është në proces”.

Incidenti vjen pas një sulmi kibernetik më shkatërrues në fillim të shtatorit ndaj Transportit për Londrën, i cili drejton sistemin e autobusëve, metrosë dhe trenave periferike të kryeqytetit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button