BotaLajme

Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë/ NATO ngren katër aeroplanë…

Katër aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën sot në ajër si përgjigje të një sulmi me dronë rus në Ukrainë.

Sulmi rus goditi objektivat civile dhe infrastrukturën portuale pranë kufirit me Rumaninë në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas gazetës lokale të lajmeve Agerpres.

Një nga dronët mund të ketë kaluar në hapësirën ajrore rumune për një periudhë prej më pak se tre minutash, rreth orës 3 të mëngjesit.

Ministria rumune e Mbrojtjes, tha se katër aeroplanë luftarakë u vendosën në përgjigje të sulmit.

Këtu përfshiheshin dy aeroplanë F-16 nga Forcat Ajrore rumune, të cilët u ngritën rreth orës 1:52 të mëngjesit, dhe dy aeroplanë F-18 nga Forcat Ajrore spanjolle, të cilët u ngritën rreth orës 3:22 të mëngjesit.

Të katër aeroplanët u kthyen në bazat e tyre rreth orës 4 të mëngjesit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button