BotaLajme

Rusia kryen sulme ajrore ndaj Kievit

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka mbrojtur kryeqytetin ukrainas nga këto sulme që zgjatën pesë orë. Të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia drejt Kievit ose u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ose u neutralizuan nga pajisjet elektronike luftarake, shkroi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo dëme, shtoi ai. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se copëzat e një droni të rrëzuar ranë mbi një ndërtesë banimi dhe ekipet e emergjencës po punojnë atje. Forcat ajrore ukrainase thanë të hënën se rrëzuan 67 nga 73 dronët dhe një nga tre raketat e lëshuara nga Rusia gjatë sulmeve. Guvernatori Ruslan Kravchenko nuk raportoi për dëme në infrastrukturën kritike apo të banuar. Por, ai tha se sulmet kanë shkaktuar pesë zjarre në rajonin e Kievit. Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Kiev dhe Ukrainë përgjatë muajit shtator, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë, atë të ushtrisë dhe transportit, sulme që kanë vrarë dhjetëra civilë. Rusia mohon se shënjestron civilët gjatë pushtimit të Ukrainës, që e ka nisur më 2022, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button