BotaLajme

Rusia, sulme të pareshtura ndaj Vuledarit! Tërhiqet ushtria ukrainase, shkatërrohet qyteti

Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.

“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeskun.

Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda.

Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë, Ukraina u është lutur vazhdimisht aleatëve të vet perëndimorë për t’i dhënë armë më të përparuara dhe për ta lejuar t’i godasë shënjestrat ushtarake më thellë brenda Rusisë.

Vuledari, një qytet i braktisur me një popullsi prej rreth 14.000 banorësh para luftës, ka qenë në qendër të një beteje të ashpër prej kur Moska e nisi pushtimi e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Qyteti, i vendosur mbi një kodër, është shkatërruar pothuajse plotësisht, por ai vazhdon të ketë rëndësi strategjike për mbrojtjen e rrugëve të furnizimit të Rusisë dhe mund të shërbejë si një trampolinë drejt Pokrovskut, një qendër komunikimi rreth 80 kilometra në veri, të cilën Moska ka muaj të tërë që synon ta pushtojë.

Kanalet ruse në Telegram postuan video të trupave që valëvitnin flamurin rus mbi ndërtesat e shkatërruara në Vuledar.

 

Show More

Related Articles

Back to top button