BotaLajme

Uragani Milton kërcënon SHBA-në – Florida përgatitet për evakuimin më të madh në shtatë vjet

Florida po përgatitet për evakuimin e saj më të madh në shtatë vjet, ndërsa shteti amerikan do të goditet nga uragani Milton.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa pjesë të Floridës pasi një uragan po shkon drejt bregut të Gjirit tashmë të shkatërruar.

Qendra Kombëtare e Uraganeve konfirmoi se Milton – aktualisht në brigjet e Meksikës – ishte intensifikuar në një uragan të kategorisë 1 dhe mund të përbëjë “rreziqe kërcënuese për jetën” për pjesë të bregut perëndimor të Floridës.

 

Bëhet e ditur se paralajmërimi vjen vetëm 10 ditë pasi stuhia Helene – stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga Katrina në vitin 2005 – përshkoi juglindjen, duke vrarë të paktën 225 njerëz, me qindra ende të zhdukur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Në Florida, ku Helene la të paktën 14 të vdekur, guvernatori Ron DeSantis lëshoi ​​​​paralajmërimin e urgjencës për 35 qarqe dhe tha se përgatitjet ishin duke u zhvilluar për të rivendosur energjinë dhe për të pastruar rrugët përpara mbërritjes së Miltonit.

Siç raportohet, të dielën, Milton pati erëra maksimale të qëndrueshme prej 130 km/h.

“Ekziston besimi në rritje se një uragan i fuqishëm me rreziqe kërcënuese për jetën do të prekë pjesë të bregut perëndimor të Floridës rreth mesit të kësaj jave”, tha Qendra e Uraganeve.

Tani priten reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, gjë që mund të sjellë rrezik për përmbytje.

Ndryshe, Helene, e cila arriti në tokë si një stuhi e kategorisë katër, dëmtoi struktura, shkaktoi përmbytje të shpejta dhe ndërpreu energjinë në miliona shtëpi. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button