Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka paralajmëruar Izraelin kundër nisjes së një sulmi, duke thënë të martën se çdo sulm në infrastrukturën iraniane do të përballet me hakmarrje të fuqishme.
Irani e ka sulmuar Izraelin javën e kaluar me breshëri raketash. Izraeli ka deklaruar se do të hakmerret.
“Ne rekomandojmë që regjimi zionist (Izraeli) të mos e testojë rezolutën e Republikës Islamike. Nëse ndodh ndonjë sulm kundër vendit tonë, përgjigja jonë do të jetë shumë e fuqishme”, ka thënë Araghchi në një fjalim televiziv. “Çdo sulm ndaj infrastrukturës do të ballafaqohet me hakmarrje të fuqishme dhe armiqtë tanë e dinë se çfarë lloj objektivash brenda regjimit sionist janë në dorën tonë”.
Ministri i Naftës i Iranit ka vizituar ishullin Kharg, ku ndodhet terminali kryesor i eksportit të vendit dhe zhvilloi bisedime me një komandant detar të dielën, raportoi uebfaqja e lajmeve e Ministrisë së Naftës “Shana”, mes shqetësimeve se Izraeli mund t’i sulmonte objektet energjetike.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë të premten se nuk e beson se Izraeli ka vendosur si të përgjigjet deri më tani.
Tensionet janë përshkallëzuar javëve të fundit mes Iranit e Izraelit, qëkur Izraeli vrau komandantin e grupit terrorist Hezbollah.