BotaLajme

Uragani i shekullit godet Floridan, me stuhi kërcënuese për jetën dhe erëra me shpejtësi 270 km në orë

Uragani Milton ka arritur në tokë pranë Siesta Key në Florida, si një stuhi e rrezikshme e kategorisë 3 përpara se të dobësohej në një kategori 2 kur doli në breg. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve ky është uragani i pestë që bie në tokë në SHBA këtë vit

Milton solli mbi 400 mm shi në Shën Petersburg, çka ndodh më shumë se 1 herë në 1000 vjet për zonën. Ndërkohë, ka “vdekje të shumta” në St. Lucie County në Florida, nga një shpërthim tornado më herët gjatë ditës.

Ndërsa priste uraganin Milton, Florida tashmë është goditur nga të paktën shtatë tornado. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar më shumë se 50 paralajmërime për tornado në shtetin Sunshine deri më tani.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tani pa energji në të gjithë Floridan, me lagje të tëra në errësirë.

I konsideruar si uragani i shekullit, Milton është i treti që goditi Florida këtë vit, me shpejtësinë e erës mbi 277 km në orë të regjistruar pranë Tampa-s.

Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi të mërkurën se pavarësisht rënies së fuqisë së uraganit, “Miltoni mund të vazhdojë të ketë forcën e një uragani të madh dhe se do të mbetet i tillë përgjatë të enjtes ndërsa përshkon Floridan”.

Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi të detyrueshme për të paktën një pjesë të banorëve, që ndodhen në 15 nga 67 qarqet e Floridës, ose përgjatë pjesës më të madhe të bregut perëndimor.

Më herët, Presidenti Joe Biden tha se do të ishte “një nga uraganet më shkatërrues në një shekull” dhe kritikoi deklaratat e Donald Trump në lidhje me përgjigjen e qeverisë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button