BotaLajme

Uragani Milton zbarkon në Floridë me erëra vdekjeprurëse

Uragani Milton ka zbarkuar në Floridë si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur më pak se dy javë më parë. Edhe gjatë natës është raportuar për të vdekur në brigjet lindore të Floridës, ndonëse numri nuk është bërë i ditur. Erërat e stuhisë Milton kanë arritur shpejtësinë në deri 160 kilometra në orë. Situata në rajonin e Tampas është emergjente për shkak të niveleve të rritura të ujit. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Floridë. Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se uragani të zbarkonte, shumica prej tyre shtëpi mobile për të moshuarit. Çatitë e fabrikave janë shkatërruar dhe shumë makineri  ndërtimi janë përplasur në tokë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Milton do të jetë “ndër uraganet më shkatërruese të shekullit”.

“Fatkeqësisht do të jetë një stuhi fatale. Ne jemi të fokusuar vetëm në shërimin, marrjen e ndihmës për njerëzit që kanë nevojë për të. Përsëri, ky komunitet u godit. Ne u goditëm më rëndë, më të shpejtë. Është thjesht shkatërruese. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë”, deklaroi Sherifi i Qarkut. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button