LajmeRajon

Kurti: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke qëndruar në Paris të Francës ku gjatë ditës së enjte ka takuar bashkatdhetarët.

Ai për këtë takim përmes një postimi në Facebook tha se Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, po ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj.

“I nderuar me mikpritjen e bashkatdhetarëve tanë në Paris. Diaspora jonë ka vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut, jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por edhe për të ardhmen. Pa kontributin e tyre, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributin të tyre Kosova sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës. Gjatë këtij takimi të përzemërt në Paris, ndamë përparimet që ka bërë Kosova në ekonomi e siguri, drejtësi e shëndetësi e në plot fusha të tjera. Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj. Së bashku vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”, shkruan Kurti në Facebook.

 

Show More

Related Articles

Back to top button