Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 30 persona, shumica gra dhe fëmijë. Drejtori i një spitali që pranoi viktimat, tha se sulmi që la të vrarë 20 persona në veri të Gazës. Ky sulm goditi një shtëpi në Beit Lahija, ku po strehoheshin disa familje. Në mesin e viktimave ishin tetë gra dhe gjashtë fëmijë, sipas listës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Ndërkaq, mëngjesin e sotëm u vranë edhe dhjetë persona të tjerë në Gazë, përfshirë katër fëmijë dhe dy gra, thanë autoritetet shëndetësore. Izraeli është duke kryer një ofensivë të madhe në veri të Gazës për pothuajse një muaj. Ai ka urdhëruar evakuimin e tërësishëm të Beit Lahijas, një qytezë afër Beit Hanunit dhe kampit të refugjatëve në Xhabalia, zonë ku për më shumë se një muaj nuk është lejuar dërgimi i ndihmës humanitare. /Alsat.mk
Read Next
14 hours ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
14 hours ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
16 hours ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
16 hours ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
16 hours ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
16 hours ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
16 hours ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
16 hours ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
16 hours ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
16 hours ago