LajmeSport

Pas ndeshjes, Zhegrova “e shkëmbeu” fanellën e tij me flamurin kombëtar dhe plisin

Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, arriti një fitore të madhe mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezët i mposhtën spanjollët e Atletico Madridid me rezultat 3-1.

Golin e barazimit për Lillen e shënoi pikërisht Edon Zhegrova, duke vazhduar të jetë protagonist në ndeshjet e skuadrës së tij, pas golit të fitores që e shënoi në fillim të muajit kundër Real Madridit.

E pas fitores, në zhveshtore Zhegrova me shokë u shfaqën duke festuar me flamurin kuq e zi, me plis e me simbolin e shqiponjës.

Por, nga e mori flamurin dhe plisin super-ylli kosovar?

Pamjet nga stadiumi tregojnë momentin kur Zhegrova u afrua te një fans i vogël që po festonte me flamurin kombëtar e me plis.

Në atë rast, “magjistari” ia dha fanellën fansit të vogël, duke e “shkëmbyer” atë me flamurin dhe plisin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button