BotaLajme

Xinjiang tërheq mbi 355 miliardë juanë investime në gjysmën e parë të vitit

Departamenti i Tregtisë i Rajonit Autonom të Xinjiang Uhgur të Kinës veriperëndimore bëri të ditur se investimet nga jashtë rajonit kanë parë rritje të fuqishme në gjysmën e parë të vitit.

Sipas departamentit, në rajon është regjistruar një investim i kombinuar prej afro 355.3 miliardë juanë (rreth 52.7 miliardë dollarë amerikanë), 37 për qind më shumë nga viti në vit, raporton “Xinhua”.

Departamenti rajonal i Tregtisë bëri të ditur se performanca e Xinjiang-ut në tërheqjen e investimeve në gjashtë muajt e parë i atribuohet mjeteve të orientuara nga tregu nga departamente të ndryshme dhe masave inovative të promovimit të investimeve.

Departamenti gjithashtu njoftoi se do të vazhdojë të angazohet për të përmirësuar mjedisin e investimeve të Xinjiang dhe të promovojë përmirësimin e industrive të rajonit.

Show More

Related Articles

Back to top button