BotaLajme

Aksident ajror në Lituani, avioni shpërthen në flakë pranë pistës

Një aeroplan mallrash i kompanisë postare DHL u rrëzua gjatë natës pranë aeroportit të Vilniusit në Lituani duke shpërthyer në flakë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, avioni u përplas me një ndërtesë banimi dykatëshe e cila po ashtu u dëmtua rëndë.

Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën, 2 të tjerë janë të plagosur dhe një i katërt rezulton ende i zhdukur.

Ndërtesa në të cilën u rrëzua avioni kishte katër apartamente, ku jetonin tre familje, 12 persona u evakuuan, teksa asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Avioni u ngrit nga Leipzig me destinacion Vilnius dhe u rrëzua në Liepkalnis rreth orës 5.30 të mëngjesit. Kështu shkruan Lituania Airports, e cila menaxhon aeroportet e Vilnius, Kaunas dhe Palanga.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk