Teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu lajmëroi arritjen e marrëveshjes mes vendit të tij dhe Libanit, çfarë pritet të ndodhë me luftën që ka nisur mes dy shteteve, sulme të cilat u përshfaqën në Bejrut të Libanit, edhe gjatë miratimit nga qeveria izraelite.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Izraeli dhe Hezbollahu do të tërheqin forcat e tyre nga Libani i Jugut për një periudhë 60-ditore, me Hezbollahun që do të qëndrojë në veri të lumit Litani, rreth 19 milje (30 km) në veri të kufirit.
Për të mbushur vakumin e sigurisë, një ushtri kombëtare e përforcuar libaneze dhe trupa nga Unifil, Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban, duhet të plotësohen pas tyre.
Në mënyrë kritike për Izraelin, marrëveshja i lejon atij të ndërhyjë ushtarakisht në Liban nëse zbulon një kërcënim të menjëhershëm nga Hezbollahu. Në rastin e një kërcënimi më pak të menjëhershëm, siç është zbulimi i një tuneli në jug të Litanit, Izraeli do ta raportojë këtë tek një komitet prej pesë vendesh, garantuesit defakto, të mbikëqyrur nga SHBA.
Por në Gaza ndërkohë, ka pikëpamje të përziera. Disa palestinezë shpresojnë se kjo mund të hapë rrugën për një marrëveshje, që i jep fund operacionit ushtarak të Izraelit atje. Të tjerë kanë frikë se tani do të çlirojë ushtrinë izraelite për të dyfishuar sulmin e saj ndaj Hamasit, me më shumë viktima civile që do të pasojnë./ BBC.