BotaLajme

Reshjet rekord të borës “mbuluan” Korenë e Jugut, raportohet për 5 viktima

Pesë persona thuhet se kanë vdekur nga reshjet e borës që përfshiu Korenë e Jugut, me kryeqytetin e saj Seulin që po përballet me reshje të mëdha bore.

Bëhet e ditur se rreth 142 fluturime nga Seuli janë anuluar pasi vendi po përballet me ditën e dytë të temperaturave të ngrira dhe 76 linja tragetesh janë pezulluar.

Banorëve u është thënë që të përmbahen nga drejtimi i automjetit, ndërsa rreth 1,285 shkolla janë mbyllur në Gyeonggi, provinca më e populluar e Koresë së Jugut, ngjitur me Seulin, shkruan skynews.

Të mërkurën, qyteti me 9.4 milionë banorë regjistroi sasinë më të madhe të reshjeve të borës në nëntor që nga fillimi i regjistrimeve një shekull më parë – më shumë se 40 cm borë.

Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi të paktën pesë vdekje të lidhura me reshje në provincë, duke përfshirë katër persona që u vranë kur strukturat u shembën nga pesha e borës.
Një tjetër person ka humbur jetën në një aksident trafiku pasi një autobus ka rrëshqitur në një rrugë me akull. Siç raportohet, aeroporti Incheon në Seul ishte më i prekuri nga moti ekstrem pasi pasagjerët u përballën me vonesa mesatarisht rreth dy orë.

Megjithatë, që nga dita e sotme, kushtet duket se po lehtësohen pasi zyrtarët e motit kanë hequr tashmë paralajmërimet për borë të dendur në zonën metropolitane të Seulit.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button