BotaLajme

Rusia godet objektivat ushtarake në Donetsk

Ukraina vazhdoi me përpjekjet për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e saj të Detit të Zi sipas një marrëveshjeje që synon lehtësimin e mungesës globale të ushqimit, por paralajmëroi se dërgesat do të vonohen për disa ditë për shkak të sulmit që ndodhi në Odesa gjatë fundjavës.

Forcat ruse kryen disa sulme ndaj objektivave ushtarake në Odesa dhe Donetsk. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ka bërë të ditur se armatimet me precizion të lartë me rreze të gjatë detare dhe ajrore shkatërruan aeroplanët e Forcave Ajrore të Ukrainës të vendosura në një aeroport ushtarak në Kirovograd.

Rusia goditi gjithashtu trupat ukrainase dhe depon e municionit në Nikolaev. Ndërkohë, forcat ajrore ruse rrëzuan disa dronë të Ukrainës në rajonin e Kharkovit, kapën disa predha të lëshuara nga raketat e shumta Uragan dhe HIMARS pranë rajonit të Donetsk.

Gjithashtu ushtria shkatërroi postet komanduese dhe municionet dhe depot e karburantit të Ukrainës në Donetsk. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bëri se forcat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në Kramatorsk dhe forcat ruse pësuan një humbje dhe u tërhoqën.

Këshilltari i Zelenskiy, Oleh Ustenko, i tha televizionit ukrainas se  Ukraina mund të eksportojë 60 milionë tonë drithë gjatë nëntë muajve të ardhshëm. Një Qendër e Përbashkët Koordinuese me staf nga anëtarët e katër palëve në marrëveshje do të monitorojë anijet që kalojnë nga Deti i Zi në ngushticën e Bosforit të Turqisë dhe në tregjet botërore. 

Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njerëzimit. Faqja e lajmeve qeveritare Rossiiskaya ka raportuar se më shumë se 1,300 hetime kanë nisur të verifikohen. Ai propozoi gjithashtu një gjykatë ndërkombëtare të mbështetur nga vende duke përfshirë Bolivinë, Iranin dhe Sirinë. Rreth 96 persona, përfshirë 51 komandantë të forcave të armatosura, janë në kërkim,.

Ukraina po kryen gjithashtu hetimet e saj. Këtë muaj, ajo tha se po shqyrtonte më shumë se 21,000 krime lufte dhe krime agresioni që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt./Klan News/

Show More

Related Articles

Back to top button