Bota

SHBA, zjarre masive në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë, 400 zjarrfikës në luftë me flakët

Kalifornia është përfshirë nga zjarre të mëdha teksa nxehtësia arrin temperatura rekord. Zjarri i dhunshëm, i cili shpërtheu jo shumë larg parkut Yosemite ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe po i mban zjarrfikësit ditë e natë në përpjekje për ta frenuar atë.

Falë temperaturave të larta dhe lagështisë së ulët, flakët u shtuan në mënyrë dramatike në 24 orë, duke kaluar nga një sipërfaqe prej 647 hektarësh në një nga 4815.

“Zjarri po lëviz me shpejtësi dhe është rritur ndjeshëm”, raportojnë zjarrfikësit në përditësimin e fundit, duke pranuar vështirësitë në shuarjen e tij. Më shumë se 400 zjarrfikës, 40 helikopterë dhe 45 kamionë janë vendosur aktualisht në këtë zonë.

Guvernatori i shtetit Gavin Newsom ditët e fundit shpalli emergjencën për të pasur akses në burime shtesë për t’iu përgjigjur flakëve, nga një ushtri prej 400 zjarrfikësve të pajisur me dhjetëra kamionë dhe helikopterë. Shumë rrugë janë mbyllur. Një qendër evakuimi e Kryqit të Kuq është ngritur në qarkun Mariposa. Hotelet në zonë janë në fakt të gjitha plot me të evakuuar. “Prindërit e mi u evakuuan dhe tani ata kanë humbur gjithçka. Kur nëna ime u largua nga shtëpia ku ata jetonin për 37 vjet dhe ku unë u rrita, ajo nuk kishte asgjë me vete përveç rrobave dhe këpucëve që kishte veshur,” tha Nick Smith, një prej të evakuuarve për CNN.

Show More

Related Articles

Back to top button