Kancelari gjerman Olaf Sholc sot do të përballet me Parlamentin për ta nxitur procesin e zgjedhjeve më 23 shkurt, me shpresë se do të mund të tejkalohet kriza politike dhe të fitojë një mandat të dytë.
Sholc (66), koalicioni i të cilit dështoi muajin e kaluar, thirri votim mosbesimi që pritet ta humb, me të cilin hapet rruga për shpërndarjen e Bundestagut dhe kthimin e kutive të votimit.
Fridrih Merc (69), kandidati kryesor i aleancës opozitare konservatore CDU-CSU i ish kancelares Angela Merkel, kryeson në sondazhe.
Gara politike vjen në kohën kur ekonomia më e lartë evropiane lufton për ta ringjallur sektorin e tij industrial të udhëhequr nga eksporti i cili është në krizë në kushte të çmimeve të larta të energjisë dhe konkurencës së madhe nga Kina.
Berlini, gjithashtu është përballur me sfida të mëdha gjeopolitike derisa përballet me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë dhe derisa kthimi i afërt i Donad Trampit në Shtëpinë e Bardhë do ta rrisë pasigurinë rreth NATO-s dhe lidhjeve tregtare.
Largimi i FDP-së së Lindner e la Sholcin në krye të një qeverie të pakicës me të Gjelbrit e zëvendëskancelarit Robert Habek dhe ministres së Jashtme Analena Berbok.
Në pamundësi për të miratuar projektligje të mëdha apo një buxhet të ri shtetëror pa mbështetjen e opozitës, qeveria tani është në vështirësi dhe të gjitha partitë janë në modalitet zgjedhor, raportojnë mediat gjermane.
Deputetët gjerman do të takohen në orën 13:00 në Dhomën e Poshtme, me ç’rast i pari do të flasë Sholci, pastaj do të vijojë debati, ndërsa më pas votimi.