Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Damaskun brenda 15 ditëve të ardhshme.
Erdogan do të takohet me Ahmad al-Shaara, udhëheqësin e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe do të vizitojë xhaminë Umajad.
Kjo vizitë vjen ditë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, kreu i shërbimeve sekrete turke dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit turk, Ibrahim Kalin, ndodhej në Damask.
Sipas ministrisë së Inteligjencës së Turqisë, Kalin u takua në Damask me kryeministrin e përkohshëm Mohammad al-Bashir.