BotaLajme

Zelensky: Rusia sulmon me raketa për shkak të dështimit të forcave në terren.

Rusia po lëshon raketa me rreze të gjatë duke synuar infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës, kjo për arsye se ushtria ruse nuk arriti ndonjë sukses të rëndësishëm në terren, sipas një deklarate të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

Në një video të publikuar mbremjën e djeshme, Zelensky tha se janë raportuar bombardime në rajonet Lviv, Sumy dhe Chernihiv dhe sulme ajrore në rajonin e Luhansk.

“E gjithë kjo nuk është vetëm një situatë shqetësuese për shtetin tonë, jo vetëm testimi i forcës sonë. Kjo është një lloj përpjekje e ushtrisë ruse për të kompensuar një sërë dështimesh në lindje dhe jug të vendit tonë.

“Ata nuk mund të demonstrojnë sukses me veprime të përgjithshme ushtarake në zonat ku ata po përpiqen të përparojnë. Kështu që ata po përpiqen të tregojnë sukses përmes raketave të tyre dhe aktiviteteve të tjera. Gjithashtu pa dobi,” tha Zelensky./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button