BotaLajme

Në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit në Gaza u vranë 53 palestinezë

Në sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 53 palestinezë, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve që Anadolu ka marrë në rajon nga burimet shëndetësore, mësohet se ushtria izraelite ka shtuar sulmet ajrore në shumë pjesë të Rripit të Gazës gjatë gjithë ditës.

Krahas një shkolle ku po strehoheshin civilët e zhvendosur në qytetin e Gazës në veri, sulme janë kryer edhe ndaj qytetarëve të mbledhur në shumë pika.

Në spitale janë dërguar trupat e 53 palestinezëve që humbën jetën në sulmet e kryera nga avionë luftarakë izraelitë dhe mjete ajrore pa pilot (UAV).

Ndaj të plagosurve, trajtimet në spitalit Ahli Baptist filluan të kryhen në kopshtin e spitalit për shkak se nuk ka më vende pasi janë dërguar shumë të plagosur si pasojë e sulmeve intensive të Izraelit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 46.584 palestinezë, përfshirë mbi 17.841 fëmijë dhe 12.298 gra, ndërsa janë plagosur 109.731 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button