Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga vala e të nxehtit por duket se klima në këtë shtet do të marrë një kthesë të fuqishme.
Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar të hënën, me stuhi të mundshme në pjesëm jugore të Skocisë dhe pjesën veriore të Anglisë, sipas mediave të huaja.
Pjesa më e madhe e vendit do të përjetojë ndryshime të motit, me temperatura të larta dhe shi, ndërsa temperaturat në pjesën juglindore të Anglisë do të jetë kryesisht normale. Shumica e reshjeve do të jenë të lehta, por rreshjet me intensitet më të lartë priten në pjesën jugore të Skocisë, përpara se të zhvendosen në pjesën veriore dhe lindore të Anglisë.
Meterologët kanë parashikuar temperatura të ngrohta për pjesën tjetër të javës, ndërsa Irlanda Veriore dhe Skocia do të preken nga shirat intensiv dhe temperaturat nuk do të rriten deri në fundjavë./albeu.com/