BotaLajme

Britania do të shpallë planet për të “de-Putinizuar” ekonominë e botës

Qeveria e Britanisë së Madhe do të shpalosë plane për të mbështetur tregtinë e gjelbër si pjesë e synimit të saj për të larguar botën nga nafta dhe gazi rus, shkruan Sky News të mërkurën.

Sekretarja e Tregtisë Ndërkombëtare, Anne-Marie Trevelyan, sot përmes një fjalimi do të tregojë mbështetjen për kompanitë britanike që eksportojnë teknologji për të ndihmuar me kalimin në forma më të pastra të energjisë.

“Kombinimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe varësia e reduktuar në lëndët djegëse fosile do të ‘de-Putinizojnë’ ekonominë e botës”, do të thotë ajo në një fjalim në Londër.

Ekonomia e gjelbër e Britanisë parashikohet të rritet me 11% në vit deri në vitin 2030, dhe deri në vitin 2050 mbi 1.2 milionë njerëz mund të punësohen drejtpërdrejt në sektorët e mallrave dhe shërbimeve me karbon të ulët, një rritje gjashtëfish nga sot.

Show More

Related Articles

Back to top button