BotaLajme

Kanada njofton kundërsulm ndaj masave tarifore të paralajmëruara të Trump

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha mbrëmë se “asgjë nuk është jashtë tryezës” kur bëhet fjalë për përgjigjen ndaj tarifës së propozuar prej 25 për qind të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për mallrat kanadeze dhe se asnjë rajon i vendit nuk duhet të mbajë barrën e plotë të kësaj mosmarrëveshjeje.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind për të gjitha importet kanadeze.

“Ne duhet t’i përgjigjemi sfidës me të cilën po përballemi. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë që barra të shpërndahet në të gjithë vendin. Ne nuk mund të ndëshkojmë vetëm një rajon sepse tarifat kanë një ndikim më të madh në atë rajon”, tha Trudeau pas një takimi pesë-orësh në Otava me kryeministrat provincialë kanadezë për të diskutuar kërcënimet e Trump.

Kryeministri i Ontarios Doug Ford tha se provincat duhet të jenë të bashkuara në përgjigjen e tyre ndaj kërcënimeve të Trump

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button