BotaLajme

Pas kërcënimeve të tarifave nga Trump, Scholz takohet me Macron në Paris

Kancelari gjerman Scholz do takohet me presidentin francez Macron në Paris të mërkurën, ndërsa përpiqen të hartojnë një kurs të ri për Evropën pas rikthimit në pushtet në SHBA të presidentit Donald Trump.

Megjithë dallimet e tyre të shumta në politika dhe pozicionet e dobësuara, liderat evropianë do përpiqen të projektojnë forcë dhe do bëjnë thirrje për një përgjigje të shpejtë nëse SHBA-të ndjekin kërcënimet për të vendosur tarifa ndaj eksporteve evropiane sipas njerëzve të njohur me planet. Ata gjithashtu do zotohen të flasin me një zë kur kanë të bëjnë me administratën e re në Uashington.

Trump ka kërcënuar se do vendosë tarifa ndaj BE-së për një sërë çështjesh, nga suficiti tregtar i bllokut deri te mosshpenzimet e mjaftueshme për mbrojtjen. Bloomberg raportoi më herët se BE-ja ka përgatitur një listë të kompanive amerikane për të synuar me ndëshkime nëse Trump vijon me kërcënimet.

“Ne do mbrojmë tregtinë e lirë si bazën e mirëqenies sonë së bashku me partnerët e tjerë,”. Evropa është e përkushtuar ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme globale”. tha Scholz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të martën.

Takimi mes dy krerëve nuk do jetë hera e parë që dyshja përpiqet të krijojë një front të bashkuar përballë fuqive të huaja agresive, edhe në mes të mosmarrëveshjeve të tyre.

Gjatë takimit të së mërkurës, Scholz dhe Macron do diskutojnë gjithashtu temën e rregullimit evropian të gjigantëve të teknologjisë amerikane.

 

Show More

Related Articles

Back to top button