Meksika ka pranuar 4000 emigrantë të dëbuar nga SHBA gjatë javës së kaluar, tha presidentja e vendit Claudia Sheinbaum.
Sheinbaum tha shumica prej tyre ishin shtetas meksikanë. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili mori detyrën javën e kaluar, ka premtuar dëbime masive të emigrantëve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësja e krahut të majtë më parë tha se administrata e saj nuk kishte rënë dakord për rifillimin e programit “Qëndro në Meksikë” nga administrata Trump, duke shtuar se prisnin diskutime dhe bashkëpunin për kërkesat e ngritura.