BotaLajme

Scholz: Propozimi i Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza është i papranueshëm

“Çdo plan zhvendosjeje, ideja që banorët e Gazës do të dëbohen prej andej në Egjipt apo Jordani, është e papranueshme”, tha Scholz.

Ai përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët do të jetojnë në paqe krah për krah, por se Autoriteti Palestinez duhet të marrë përgjegjësinë për Gazën, raporton Reuters.

“Shpresa e brishtë për paqen që tani është e mundur nuk duhet të humbasë”, tha Scholz, duke iu referuar marrëveshjes së fundit të armëpushimit.

Disa milionë palestinezë jetojnë tashmë në Jordani dhe dhjetëra mijëra në Egjipt, dhe qeveritë e të dy vendeve refuzuan propozimin e Trump.

Ndryshe, Gjermania është ndër furnizuesit kryesorë të armëve të Izraelit, me eksporte që u rritën 10-fish në vitin 2023, vit kur filloi lufta në Gaza, sipas Reuters.

 

Show More

Related Articles

Back to top button