BotaLajme

Britania, Franca e Gjermania i bëjnë thirrje Izraelit për zhbllokim të kontakteve me UNRWA-n

Britania, Franca dhe Gjermania shprehën të premten shqetësimin e tyre për zbatimin e një ligji nga Izraeli që ndalon çdo kontakt midis zyrtarëve të tij dhe agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, raporton Reuters. 

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit të punojë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në, për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga të tri vendet, të publikuar nga qeveria britanike.

Ligji, i cili u miratua në tetor dhe hyri në fuqi të enjten, ndalon UNRWA-n të veprojë në tokën izraelite dhe e pengon agjencinë të ketë çdo kontakt me autoritetet izraelite.

Zyrtarët izraelitë kanë akuzuar disa punonjës të UNRWA-së për përfshirje në sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi dhe se janë anëtarë të grupit militant palestinez.

OKB-ja ka njoftuar të enjten se UNRWA po vazhdonte të ofrojë ndihmë dhe shërbime në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

E themeluar në vitin 1949, UNRWA ofron ndihmë, shërbime shëndetësore dhe arsimore për miliona njerëz në territoret palestineze dhe vendet fqinje arabe të Sirisë, Libanit dhe Jordanisë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button