Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar nga një sulm i Rusisë në Izium, në rajonin e Kharkivit, ka bërë të ditur kreu rajonal.
Sulmi rus raportohet të ketë shkatërruar pjesërisht ndërtesën e administratës së qytetit dhe një ndërtesë banimi pesë-katëshe.
Sipas autoriteteve ukrainase, një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar duke e dënuar sulmin.
Në faqen e tij në Telegram, ai ka shkruar se duhet bërë presion sa më shumë mbi Rusinë për të ndaluar terrorin dhe për të mbrojtur jetët e njerëzve.
“Është e pamundur të pajtohemi me këtë mizori. Ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, të aplikojmë sa më shumë forcë, forcën e armëve, forcën e sanksioneve, forcën e diplomacisë, për të ndaluar terrorin dhe për të mbrojtur jetën”, ka shkruar Zelensky.