BotaLajme

Gaza, Raportohen mbi 350 shkelje izraelite të marrëveshjes së armëpushimit

Kreu i zyrës së qeverisë për media në Gaza njoftoi të premten se janë regjistruar mbi 350 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të 15 janarit nga Izraeli.

Në një deklaratë, Ismail al-Thawabteh tha: “Okupimi izraelit e ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit më shumë se 350 herë që nga nënshkrimi i saj, duke demonstruar qartë mos përmbajtjen e vazhdueshme ndaj angazhimeve dhe kundërshtimin e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtare”.

Që nga nënshkrimi i armëpushimit më 15 janar, ushtria izraelite ka vrarë dhe plagosur dhjetëra palestinezë nëpërmjet sulmeve ajrore, duke përfshirë ato të kryera nga avionë luftarakë dhe dron, si dhe të shtëna direkte ose sulme me dron.

Shkeljet e mëtejshme përfshijnë inkursione izraelite në zonat kufitare në lindje të Rripit të Gazës.

Komiteti Qendror i Emergjencave në Rafah në pjesën jugore të Gazës raportoi lëvizjet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite në pjesët qendrore dhe perëndimore të qytetit ditët e fundit.

Hamasi, në një deklaratë të mëparshme, raportoi gjithashtu shkelje të shumta izraelite të armëpushimit, të tilla si vonesa e kthimit të individëve të zhvendosur në Gazën veriore, shënjestrimi i palestinezëve me sulme ajrore dhe armë zjarri, pengimi i hyrjes së furnizimeve të strehimoreve dhe vonimi i mbërritjes së nevojave mjekësore.

Që nga fillimi i marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka vrarë 92 palestinezë dhe ka plagosur 822 të tjerë në sulme të drejtpërdrejta, tha drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë i Gazës Munir Al-Barsh më 11 shkurt.

Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi muajin e kaluar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 48.300 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button